Connect with us

Lajme

Të diplomuarit nga Az’hari i famshëm kërkojnë sqarim nga Myftina e Shkupit për “Imamin shqiptar”

Publikuar

Në opinion çdo ditë e më shumë paraqiten komente dhe reagime të shumta që kërkojnë mu nga Myftinia e Shkupit prononcim të qartë për çështjen e njeriut kontravers që paraqitet me nofkën Tim Shkupi e që me uzurpim të titujve dhe simboleve fetare ofendon rëndë ndjenjat fetare të shqiptarëve kudo në botë.

Nevojën për qartësim dhe distancim të parët e kërkojnë hoxhallarë dhe teologë nga Shkupi pasi ky keqpërdor në ofendime, kudo nëpër botën shqiptare, emrin e këtij qyteti të lashtë shqiptar dhe qendër e jetës dhe arsimit fetar në Ballkan për shekuj me rradhë. Hoxhallarët janë decid se nuk duhet toleruar dhe lejuar në asnjë mënyrë që dikush me arsimim fetar të kryer, as për gjysë-hoxhe, të thiret në emër të një kësi simboli dhe titulli islam si: imam, hoxhë, teolog islam dhe të ngjajshme.

Gjithë hoxhallarët e Shkupit ndihen të turpëruar botërisht nga kjo hamendje që nuk e qartëson Bashkësia fetare Islame, Shoqata Ilmije e më saktë Myftinia e Shkupit. Nuk lejohet që qëndrimi, shetitja, e ngelmja në provime dhe jetesa në Kairo të Egjiptit, qoftë kjo edhe disa vjeçare të keqpërdor namin, nderin dhe gradën që ua ka dhënë Universiteti më i vjetër në botë me kontinuitet, Azhari-Sherif, shumë të diplomuarve shqiptarë anekand botës shqiptare. Me qindra hoxhallarë dhe personalitete islame nga këto treva me shumë përkushtim, vuajtje dhe mund kanë kryer atë shkollë dhe kanë marrë titujt islam në atë vend dhe qendër universitare të largët dhe paraqet ofendim që dikush të barazohet me ato vetëm me pretendim dhe vetëm me përvojë të ngeljes në disa provime.

Asociacioni Botëror i të Diplomuarve në Al Az’har – Dega e Maqedonisë së Veriut, hoxhallarë nga Shkupi dhe tjerë, sikur Ibrahim Shabani, ish myfti i Shkupit dhe i diplomuar nga Universiteti i Az’harit.

Shafi Ajdini i diplomuar nga Az’hari dhe kryetar i shoqatës së studentëve shqiptarë pranë këtij universiteti në vitet e ’90-ta, përçojnë këtë të vërtetë të përcjellur nga të diplomuar të vërtetë nga Al-Azhari, por edhe presionin dhe turpërimin që ndiejnë nga hoxhallarë, akademikë, dijetarë dhe nëpunës fetarë islam nga gjithë bota shqiptare dhe diaspora të cilët nënvizojnë se mu nga Shkupi duhet bërë këto qartësime.

Këto hoxhallarë shprehen të gatshëm ti ndihmojnë Myftinisë së Shkupit për sqarimin e nevojshëm dhe të menjëhershëm në çfarëdo mënyre që ky organ i BFI-së të ketë nevojë, por njëkohësisht paralajmërojnë se nëse kjo nuk ndodh shpejt, ata do bëjnë edhe presion direkt te Myftinia, me peticion dhe protesta, që sa më shpejtë të reagohet që të mos vazhdon dëmi kombëtar dhe fetar që bëjnë këto rrena dhe provokime në opinion e që e njollosin krejt Shkupin dhe hoxhallarët./ ZYRTARE.net

Maqedoni43 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme5 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK