Connect with us

Lajme

Adnan Azizi shpërthen ndaj Taravarit: Servilizmi ndaj Mickoskit nuk të shpëton

Publikuar

më

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetet sociale duke kritikuar kreun e ASh-së Arben Taravari që sipas tij ka ndërruar qëndrim politik në mënyrë oportuniste dhe me servilizëm ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Rezili të bën rezil, servili të bën servil,” shkruan Azizi, duke iu referuar ish-aleatëve të tij politikë që më parë kanë lavdëruar Mickoskin me deklarata si “raporte të shkëlqyera” dhe se “70% e qytetarëve janë të kënaqur me të”, ndërsa tani po predikojnë moral pasi nuk u përfshinë në qeveri.

Ai i konsideron të papranueshme përpjekjet për të qenë njëkohësisht pjesë e qeverisë së ardhshme dhe në aleancë me BDI-në, duke thënë se “me një dorë s’mbahen tre bostana”.

Në të njëjtin status, Azizi ka shprehur respekt të thellë për aktivistët e Aleancës për Shqiptarët (ASH), të cilët për më shumë se dy dekada qëndruan në opozitë dhe kundër BDI-së. Sipas tij, ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndryshimin politik të ndodhur së fundmi në vend.

“Ju bashkë me VLEN-in sollët rotacionin dhe i hapët rrugë ndryshimit politik,” shkruan ai, duke theksuar se aktivistët e vërtetë të ASH nuk heshtën asnjëherë kur drejtuesit politikë devijuan nga rruga.

Në fund, Adnan Azizi i bën thirrje të gjithë aktivistëve të ndershëm të ASH-së që të bashkohen me VLEN-in për të çuar përpara, siç thotë ai, betejën për ndryshim./ Zyrtare.net

MARKETING I PAGUAR POLITIK

NA NDIQ NË FACEBOOK