Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

“Isha artist”, Rama: U bëra kryeministër sepse bëra atë që të tjerët s’e bënë dot

Published

on

Kryeministri Edi Rama tha këtë të diel në “Review” në Euronews Albania se politika nuk është një gjë e lehtë. Ai tha se shpesh me ministrat i ndodh të diskutojë mbi zgjidhjen e problemeve dhe kur dëgjon se nuk është e lehtë, ai u përgjigjet se pikërisht se nuk është e lehtë, janë aty.

Rama tha se ai vetë nga artist u bë kryeministër, pasi të tjerët nuk i bën dot gjërat, ndaj sipas tij edhe në të dielën e ardhshme, opozita, të cilës ai i referohet si “këneta” do humbasë sërish.

“Më ndodh të dëgjoj “nuk është e lehtë”, por u them po të ishte e lehtë, do të vinte radha ty? Po të ishte e lehtë do më vinte radha mua? Pse duhet të isha unë sot kryeministri i Shqipërisë, unë isha një artist në jetën time, pse? Sepse të tjerët nuk i bën dot gjërat. Është shumë e vështirë nuk është e lehtë. Ama është shumë e vështirë kur shikon që nga ana tjetër ka vetëm ujë të ndenjur, ata i mbushin mendjen vetes se realiteti është ai që ata flasin dhe zhyten më thellë e do humbasin më thellë të dielën e ardhshme”, tha Rama.

The post “Isha artist”, Rama: U bëra kryeministër sepse bëra atë që të tjerët s’e bënë dot first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK