Kosovë
E rëndë: Burri i TikTok-eres së njohur kosovare e ther me thikë gruan, pastaj e qëllon veten

Një burrë dyshohet se ka plagosur me thikë gruan e tij e më pas e ka qëlluar me thikë edhe veten. Nga plagët e shkaktuara vetës, burri ka vdekur.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se para se ta qëllonte veten me thikë në fyt, F.I. dyshohet se theri me thikë gruan e tij Tiktok-ere, R.M..
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08 tek lagja Rruga B, në Prishtinë, derisa burri i gjet i vdekur në banesën e çiftit, në të njëjtën lagje.
Viktima grua, nga Gjilani, është e moshës 31 vjeçare, derisa ai mashkull 35 vjeç, merr vesh gazeta online Reporteri.net.
Policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.
