Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Dita e komunës së Stari Gradit, Limani pritet ngrohtësisht në Sarajevë

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Sarajevë, ku mori pjesë në aktivitetet e organizuara për Ditën e Komunës së Stari Gradit, me të cilën Gostivari është binjakëzuar.

Limani u prit ngrohtësisht nga homologu i tij, kryetari i Stari Gradit, Irfan Çengiq, me të cilin ndan një bashkëpunim të ngushtë institucional dhe miqësor. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, të dy kryetarët ndoqën së bashku një sërë aktivitetesh kulturore dhe ceremoniale të organizuara për këtë ditë të rëndësishme për qytetin.

“Faleminderit për mikpritjen vëllazërore,” ka shkruar Limani në një status në rrjete sociale, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy komunave./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK