Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Aksident mes dy kamionëve në Drenas, policia jep detaje

Published

on

Dy persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pak më parë në komunën e Drenasit, më saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur mes dy kamionëve, shkruan Insajderi.

‘‘Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë).

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë Policia.