Connect with us

Lajme

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Publikuar

Autoritetet jordaneze kanë përfituar ndjeshëm nga mbikëqyrja e ofrimit të ndihmës ndërkombëtare në Gaza gjatë luftës së vazhdueshme të Izraelit kundër enklavës së rrethuar palestineze, shkruan Middle East Eye (MEE).

MEE pretendon më tej, duke cituar burimet e saj, se Organizata Humanitare Hashemite Jordaneze (JHCO), organi zyrtar që mbikëqyr ndihmën humanitare në Gaza, është koordinuar me autoritetet izraelite për të vepruar si kanali i vetëm për ndihmën që kalon përmes Jordanisë.

MEE foli me burime nga organizatat humanitare ndërkombëtare dhe individë me njohuri të drejtpërdrejtë të operacioneve të JHCO-së.

Një burim tha se pjesa më e madhe e ndihmës që i atribuohet JHCO-së në fakt vjen nga qeveritë dhe OJQ-të e huaja, si jordaneze ashtu edhe ndërkombëtare, ndërsa kontributet e drejtpërdrejta nga shteti jordanez janë të papërfillshme.

MEE pretendon se autoritetet jordaneze kërkuan 2,200 dollarë për çdo kamion me ndihma që hynte në Gaza.

Kompensimi, siç u tha JHCO organizatave humanitare, u paguhet drejtpërdrejt forcave të armatosura jordaneze.

Përveç kësaj, Jordania kërkoi midis 200,000 dhe 400,000 dollarë për çdo hedhje nga ajri mbi Gaza, thanë burimet.

Rreth 200,000 dollarë u ngarkuan për çdo hedhje të rastësishme dhe 400,000 dollarë për misione të synuara, pavarësisht se çdo aeroplan mbante ekuivalentin e më pak se gjysmës së një kamioni me ndihma”, sipas Middle East Eye. /tesheshi.com/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK