Lajme
EMRAT/ U dha drita jeshile për 13 kandidatë për anëtarë të Këshillit Programor të RTVM
Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Parlament dha dritën e gjelbër për 13 nga gjithsej 24 kandidatët për anëtarë të Këshillit Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë.
Shtatë nga kandidatët u propozuan nga ana e VMRO-DPMNE, një nga ana e LSDM, një nga ana e ZNAM dhe katër nga ana e VLEN. VLEN fillimisht propozoi pesë kandidatë, por një nga kandidatët e propozuar nuk e plotësonte kushtin ligjor, pasi kishte kaluar dy mandate në këtë pozitw, që është maksimumi i lejuar sipas ligjit për Agjencinë e Mjeteve të Informimit.
Megjithëse kandidatët e dorëzuan biografinë
e tyre që më 10 prill, periudha prej 18 ditësh nuk ishte e mjaftueshme për deputetët të vendosnin se kush do të nominohej. Gjatë mbledhjes së komisionit, koordinatori i VMRO-DPMNE-së disa herë doli jashtë për konsultime me deputetë të partive të tjera. Për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Programor të TVM-së, kandidatët e propozuar duhet të votohen gjithashtu në një seancë plenare, për të cilën është e nevojshme edhe shumica e badenterit.
Kandidatët:
1. Lazo Trpkov
2. Marjan Velevski
3. Biljana Babiç
4. Bekim Laçi
5. Mile Grozdanovski
6. Muzbajdin Qamili
7. Davor Pashovski
8. Maja Sedrak
9. Burim Ramadani
10. Patriot Lumani
11. Ivana Efremovski
12. Vladimir Palashevski
13. Tomislav Kezharovski