Connect with us
SYLA GROUP

Maqedoni

Çair, 16 vjeçari humbi jetën pas përplasjes me një trotinet elektrik

Published

on

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate, në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Sipas informacioneve jetë e ka humbur një 16 vjeçar i cili me motoçikletën e tij është përplasur me një 14 vjeçar i cili ka qenë më trotinet elektrik.

“Nga goditjet e marra në vendngjarje jetën e ka humbur motoçiklisti, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek i Ndihmës së Shpejtë. 14 vjeçari ka përfunduar me lëndime trupore të konstatuara në Qendrën urgjente pranë klinikës ‘Nënë Tereza”, kanë deklaruar nga MPB.

Hetim në vendngjarje ka kryer ekip i policisë dhe Prokuror Publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /SHENJA

NA NDIQ NË FACEBOOK