Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

VIDEO / “Çfarë është më e bukur?”, Rama prezanton shtegun ‘poetik’

Published

on

Parku Kombëtar i Prespës, një ndër zonat më të mëdha të mbrojtura në Shqipëri, ofron një përvojë të veçantë për vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të juglindjes së vendit.

Sot, Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale disa pamje nga një shteg i ri brenda parkut, i cili të çon drejt muzeut të shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse. Ky itinerar i gjelbër është zbukuruar me citate nga veprat e tij, duke e kthyer udhëtimin në një përvojë poetike që fton kalimtarët të ndalen e të lexojnë.

“Një shteg i bukur që të çon në zemër të Parkut Kombëtar të Prespës, me citatet e shkrimtarit Sterjo Spasse që ndriçojnë rrugën për në shtëpinë e tij muze dhe joshin kalimtarët që i lexojnë”, shkroi Rama në postimin e tij.

Parku shtrihet pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe përfshin një peizazh të pasur e të larmishëm me male, livadhe dhe brigjet e liqenit të Prespës, një ndër liqenet më të mëdha në rajon. Ajo që e bën këtë park të spikatur është larushia e biodiversitetit që ruan.

Vizitorët kanë mundësinë të vëzhgojnë specie të rralla bimore e shtazore, që janë të vështira për t’u gjetur në pjesë të tjera të Europës.

Sabri Aliti, një kuadër profesionist në krye të Agjencisë për barnat dhe pajisjet mjekësore

NA NDIQ NË FACEBOOK