Connect with us

Maqedoni

Përleshje me thika në Çair, MPB me detaje

Publikuar

më

Tre persona janë plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 14-vjeç, si pasojë e një përleshjeje të ashpër me thika që ndodhi sonte (17 qershor) në lagjen Çair të Shkupit.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 19:48 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin midis rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “John Kennedy”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, ka ndodhur një konflikt fizik.

Në përleshje kanë marrë pjesë një djalosh 14-vjeçar dhe dy persona të tjerë të moshës 64 dhe 18 vjeç – të gjithë nga Shkupi. Sulmi ka eskaluar deri në atë masë sa janë përdorur edhe thika, dhe të tre janë plagosur.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” dhe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Nga MPB njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë identifikimin e shkaktarëve dhe rrethanave të incidentit që shqetësoi banorët e kësaj zone të frekuentuar të Shkupit.

Lajme25 minutes ago

Tahiri akuzon VV-në për “kryeneçësi” lidhur me humbjen e fondeve: Besimi i BE-së dhe SHBA-së ka humbur

Maqedoni1 hour ago

Lloga akuzon VMRO-në dhe VLEN-in për pengimin e fëmijëve shqiptarë që të festojnë me veshje kombëtare

Shqipëri2 hours ago

Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Lajme2 hours ago

Ahmeti dhe Thaçi në Kuvend vetëm 4 herë gjatë vitit, por mbi 25 mijë euro pagë vjetore!

Maqedoni2 hours ago

Kuvend me rekorde të turpshme: Ahmeti dhe Thaçi vetëm në 4 seanca, 6.322 euro për çdo paraqitje!

Kosovë3 hours ago

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Kosovë3 hours ago

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo pëllëmbë të Kosovës

Maqedoni3 hours ago

Tronditëse në Shkup: Të rritur dyshohet se abuzuan seksualisht me një të mitur nga shtëpia e kujdesit!

Shqipëri4 hours ago

GJKKO i dënoi nënën, Kryemadhi: Sa të jetë gjallë Fatimja, por edhe pas vdekjes, do e ndjek si proces

Lajme5 hours ago

Sot afati i fundit për njoftim të apelimit në Hagë, cilat janë procedurat e mëtejshme?

Maqedoni6 hours ago

BDI-Çair: Çairi në errësirë, këshilltarja Lejla Emrullahu kërkon ndërhyrje urgjente: “Ndriçimi publik është çështje sigurie për qytetarët!”

Shqipëri6 hours ago

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

NA NDIQ NË FACEBOOK