Sport
Shqipëria zhgënjen, e mbyll me barazim ndeshjen kundër Letonisë


Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marrë vetëm një pikë në ndeshjen e zhvilluar ndaj Letonisë.
Kuqezinjtë mbyllën ndeshjen me rezultat të barabartë 1:1.
Cernomordijs shënoi autgol në minutën e 29-të duke e kaluar në epërsi Shqipërinë, por shënoi më pas pak para se të përfundonte pjesa e parë për të barazuar rezultatin.
Për Shqipërinë ky është barazimi i dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Në Grupin K, Shqipëria ndodhet në pozitën e dytë me pesë pikë.






















