Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

FOTO/ Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Published

on

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, dhe disa lojtarë të ekipit, u prit këtë pasdite në Zyrën Ovale nga Presidenti amerikan, Donald Trump.

Momentet e takimit janë dokumentuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë, ku Trump është parë duke u përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve për tensionet në Lindjen e Mesme midis Iranit dhe Izraelit.

Bianconerët janë në Uashington në prag të debutimit të tyre në Kupën e Botës për Klube, ku mbrëmë luajnë ndeshjen e parë të Grupit kundër ekipit nga Emiratet e Bashkuara, Al-Ain.

Kjo vizitë në Shtëpinë e Bardhë vjen si një shenjë e vëmendjes së veçantë ndaj Juventus në arenën ndërkombëtare dhe shërben si një moment simbolik edhe për lidhjet mes futbollit dhe diplomacisë sportive.

The post FOTO/ Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK