Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

“E humbëm Arditën” – Deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

Published

on

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga rrethi i Devollit, me deputetin e zonës, Bledjon Nallbati, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar ndarjen e parakohshme nga jeta të kryetares së gruas së Partisë Demokratike në këtë rreth, Ardita Kapo.

Demokrati Nallbati njoftoi me hidhërim se mëngjesin e kësaj të mërkure, Ardita Kapo ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me një sëmundje e cila e kishte munduar për vite me radhë, Ardita Kapo ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.

Për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, Ardita Kapo kujtohet si një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë dhe një person me forcë të madhe, e cila nuk është ndalur asnjëherë përpara sfidave të jetës, madje edhe kur motra dhe nëna e saj humbën jetën nga e njëjta sëmundje.

“Humbëm Arditën… Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë. Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike. Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike, duke shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për humbjen e koleges dhe mikes së tij.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK