Kosovë
Dyshimet për aferën milionëshe për mbetjet shtazore, sot pritet të intervistohet Besnik Bislimi
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë lidhur me hetimet që kanë të bëjnë me hetimet në lidhje me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.
Rasti është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale që përfshin marrëveshje dhe procedura të kryera brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë Faton Peci.
Vëllai i Besnik Bislimi po punonte në kompaninë e babait të aksionarit të konzorciumit i cili e fitoi kontratën për fabrikën e përpunimit të nënprodukteve shtazore.
Prokuroria Speciale fillimisht kishte bastisur katër lokacione lidhur me këtë aferë: Ministrisë së Bujqësisë, AUV dhe AZHB, si dhe kompania fituese e tenderit.
Vlera e tenderit për përpunimin e mbetjeve shtazore është tetë milionë euro.