Lajme
Vjedhje e rëndë në Ferizaj – Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë mbi 15 mijë euro
Një rast i vjedhjes është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi familjare dhe kanë vjedhur stoli ari në vlerë të konsiderueshme.
Viktima është V.T., rreth 49 vjeçar, i cili ka deklaruar se rreth orës 21:00, ndërsa po qëndronte në katin përdhes të shtëpisë së tij, vajzat e tij e kishin njoftuar se nuk po mund të hynin në një nga dhomat e katit të parë, pasi dera ishte mbyllur nga brenda.
Kur ai është ngjitur në katin e parë dhe ka hapur derën me forcë, ka vërejtur se dritarja e dhomës ishte e hapur dhe jashtë saj ishte vendosur një shkallë, përmes së cilës dyshohet se autorët kanë depërtuar në shtëpi. Nga dhoma janë vjedhur stolitë e arit të tri vajzave të tij, me vlerë rreth 15 mijë euro./sinjali/