Lajme
Theret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, detaje


Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë një person është therur me thikë sot rreth orës 22:00.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se viktima ka pranuar trajtim mjekësor derisa është arrestuar një person i dyshuar.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që për përfshirje në këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.org/



















