Bota
Shefi i OBSH-së: Situata në Gaza katastrofike
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Gaza është “katastrofike” dhe bëri thirrje për një armëpushim, lirimin e robërve dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare, e cila vazhdon të pengohet nga Izraeli.
“Me dy muaj bllokadë ndihmash, nuk kemi nevojë të shohim foto të fëmijëve të dobësuar për të ditur se njerëzit janë të uritur dhe se fëmijët janë të dobët dhe të kequshqyer, me pasoja për gjithë jetën”, tha ai në një postim në X.
Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, së bashku me Gazën dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967.
Palestinezët duan që këto tri territore të jenë pjesë e shtetit të tyre në të ardhmen. Tre milionë palestinezë në Bregun Perëndimor jetojnë nën sundimin ushtarak izraelit, ndërkaq Autoriteti Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi, ka kontroll të kufizuar në qendrat e populluara.
Më shumë se 500.000 kolonë hebre, që jetojnë në vendbanime të ndërtuara në mbarë territorin të cilat konsiderohen nga shumica e komunitetit ndërkombëtar si të paligjshme, kanë shtetësi izraelite.