Shqipëri
“PD në pikiatë, votat kanë kaluar te partitë e vogla”
Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se PD ka shkuar në pikiatë në zgjedhjet e 11 majt, me rënie në rang kombëtar.
Në një intervistë për ABC News, Mahmutaj u shpreh se votat e saj kanë kaluar te partitë e vogla.
“PS ka ruajtur të njëjtat kuota si në zgjedhjet e mëparshme. PD të Sali Berishës, e shikojmë në pikiatë.
Ky është rezultat paraprak, flitet për 15 përqind të ktuvie, por e tillë do jetë pasqyra e tillë e rezultateve.
PS mbetet në elektoratin e saj, PD kemi një lloj rënie, shkon afërsisht 12-13 përqind në rang vendi.
Këto vota kanë kaluar te partitë e vogla. PD ka bërë historikisht, të dielën ka shpallur fitoren.
Paraditen e së hënës ka bërë festën, pasditen e së hënës thotë narkoregjimi na ka vjedhur”, theksoi ai.