Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Pas një përleshjeje me dy persona, policia arreston pesë të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Viti, pasi të njëjti për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy persona tjerë.

Sipas raportit 24-orësh njëri nga të dyshuarit ka shtënë tri herë me armë për toke. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan Insajderi.

“Në Bellancë të Vitisë, janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për arsye se për shkak të një kontesti pronësor janë përleshur me dy viktima meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve ka shtënë tri herë në drejtim të tokës me pistoletë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre fishekë, tri gëzhoja dhe dy predha. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK