Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

LAJMI FUNDIT/ PD bllokon makinen me mijera Euro brenda duke blerë vota për Agron Malaj, makina në pronësi të…

Published

on

Një ngjarje me përmasa të rënda politike është shënuar në Maqellarë, ku simpatizantë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar dy automjete të dyshuara për shpërndarje parash në këmbim të votave. Sipas informacioneve të publikuara nga ish-kryebashkiaku dhe zyrtari demokrat Xhelal Mziu, në njërën nga makinat është ndaluar Fiqiri (Cil) Pali, i njohur si pronari de facto i kompanisë “SIRETA 2F”.

Gjatë kontrollit në automjetin luksoz tip Mercedes S-Class Maybach me targa AC 009 EP, janë sekuestruar:

3.500 litra tollona karburanti,
4.500 dollarë amerikanë,
1.000 paund britanikë,
me një vlerë të përgjithshme që llogaritet rreth 12 milionë lekë të vjetra.
Zoti Pali, sipas denoncimit të demokratëve, është përfitues i dy tenderëve të mëdhenj publikë në zonë: rikonstruksioni i sheshit “Elez Isufi” në Peshkopi (me vlerë mbi 2 milionë euro) dhe i sheshit “Ahmet Zogu” në Mat, që aktualisht janë në fazë investimi.

Demokratët e konsiderojnë këtë rast si një përpjekje të qartë për të manipuluar procesin zgjedhor në qarkun e Dibrës përmes blerjes së votave. Ata e cilësojnë Fiqiri Palin si një eksponent të Partisë Socialiste, i cili, sipas tyre, është përfshirë në praktika të ngjashme në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025.

Burime nga organet e hetimit bëjnë me dije se Prokuroria ka nisur procedurat e nevojshme ligjore, ndërsa personat e përfshirë pritet të dalin para drejtësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK