Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Bajrami pas takimit në ZRrE-në: Thanë se vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës

Published

on

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, u deklarua për media pas dërgimit të kërkesës për anulim të vendimit për shtrenjtim të rrymës prej 16.1 për qind si dhe lënien në mëshirë të të ashtuquajturit “treg të hapur” të mbi 1 mijë e 300 bizneseve, të cilët KESCO po u ofertën çmime të energjisë elektrike prej mbi 260% më të shtrenjtë.

Bajrami tha se nga ZRRE nuk morën përgjigje pozitive se do ta shqyrtojnë kërkesën e deputetëve dhe se për shtyrjen e vendimit për shtrenjtim të rrymës mund të kryejë punë vetëm qeveria përmes subvencionimit “prej 50 milionë eurosh”.

“Biseduam për një orë, gjerë e gjatë. Kishte plot arsyetime, nuk morën përgjigje pozitive për shqyrtimin dhe trajtimin e kërkesës. Sipas tyre një vendim të tillë mund ta shtyjë vetëm qeveria, kushdo që është duke e ushtruar detyrën; sepse bëhet fjalë për 50 milion euro diferencë në çmim e cila duhet të vijë nga subvencionim nga paratë e shtetit, përndryshe e lënë vendimin në fuqi.

Ajo çka ne argumentuan dhe mendojmë që nuk janë pjekur kushtet për zbatim të kësaj për treg të hapur – është që ne në treg sa i përket furnizimit me energji nuk kemi konkurrencë. Kanë marrë kërkesë vetëm përmes KESCO-s e cila ka ofertu çmim 260% më të lartë. Jemi këtu për të mbrojtur sektorin privat, që është aktori më i madh i punësimit në vend.

Ngritja e çmimeve do të sjellë valë të re të inflacionit që do të jetë e papërballueshme”, tha Bajrami.

NA NDIQ NË FACEBOOK