Connect with us
SYLA GROUP

Religjion

A beson ende në drejtësinë e tyre, për të cilët fëmijët e Gazës janë vetëm statistikë?

Published

on

femije ne gaza

Shkruan: Ed’hem Sherkavi

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh në fjalët e tyre për të drejtat e fëmijëve, edhe pse i ke parë fëmijët e Gazës duke i nxjerrë pjesët e trupave të tyre nga rrënojat.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të biesh pre e lotëve të tyre të ftohta, që nuk janë më shumë se lotë krokodilësh pasi mbarojnë me ngrënien e gjahut të tyre. Dije që këta njerëz nuk kujdesen për fëmijët tanë përveçse kur u vendosin atyre sistem për t’i zbutur, dhe kur u injektojnë helm të homoseksualitetit, të lirisë së zgjedhjes së gjinisë dhe perversiteteve të tjera. Përndryshe, për ta, fëmija yt dhe i imi nuk janë gjë tjetër, veçse statistikë, vdekja e njërit prej tyre ose e një mijëve për ta është e njëjtë.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh në fjalët e tyre për të drejtat e grave, pasi që i ke parë gratë e Gazës, pjesët e trupave të cilave janë shpërndarë nga granatat cioniste, ndërsa ata që flasin për të drejtat e grave i kthejnë shikimet nga skenat e tilla. Këta njerëz nuk kujdesen për gratë muslimane dhe të drejtat e tyre përveç nëse problemi i tyre është heqja e hixhabit (mbulesës islame), pranimi i marrëdhënieve homoseksuale dhe garimi me burrat. Përndryshe, për ta, muslimanet janë vetëm fabrika terrorizmi.

Nëse një muslimane vrapon drejt tyre, duke hequr hixhabin, ata e lëvdojnë sikur të kishte shpikur një ilaç kundër kancerit, ose të kishte eliminuar urinë dhe të kishte ndaluar luftërat. Sa i përket grave tona, atyre nuk u intereson nëse ato vdesin dhe vuajnë në mënyra të tmerrshme, ata nuk do të lëshojnë asnjë pikë loti për to. Ata nuk e duan lirinë e gruas, por duan qasje të lirë tek gratë muslimane.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh në Këshillin e Sigurimit ku hiqet vetoja për ndalimin e luftës. Ata që ulen në Këshillin e Sigurimit e dënuan menjëherë Rusinë, por për tetë muaj janë duke u menduar për të marrë vendim për t’i dënuar krimet cioniste, për të përfunduar më në fund se agresioni izraelit është në fakt përdorimi i të drejtës për vetëmbrojtje.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh në Kombet e Bashkuara dhe në kushtetutën e tyre, sepse ato nuk janë më shumë se bojë e zezë në letër dhe asgjë më shumë se idhujt arabë të bërë nga hurmat në kohën para islamit, të cilët edhe i adhuronin edhe i hanin herë pas here. Ata i adhurojnë ligjet e tyre kur ka të bëjë me ta, por kur kanë të bëjnë me ne muslimanët, ata dalin para nesh për të na thënë se njerëzit në këtë botë nuk janë të njëjtë, prandaj dhe nuk mund të jenë të barabartë.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësë, çekiçët e së cilës godasin vetëm në fytyrën tonë, kurse udhëheqësit e të cilës madje janë shpërblyer me çmimin Nobel për paqe. Dhe, derisa e marrin çmimin në podium, nga duart e tyre rrjedh gjaku ynë, kurse midis dhëmbëve të tyre janë mbetjet e mishit të trupave tanë.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh në lirinë e fjalës, derisa i ke parë ata duke vrarë njëri-tjetrin si qen të tërbuar. A nuk e ke parë shkatërrimin e protestave paqësore në universitetet në Amerikë, në vendlindjen e demokracisë? A nuk janë ata që shprehën mendime që nuk u pëlqyen pushtuesve, të pushuar nga puna? A nuk i kanë çuar ata në gjyq me akuzën e antisemitizmit? Kurse ti, a nuk t’i kanë kufizuar njoftimet dhe t’i kanë fshirë postimet e tua? Miku im, liria për ta nuk është më shumë se një figurë e zakonshme.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh se në këtë botë ka rastësi.

A ke dëgjuar diçka për Koronën dhe variantet e saj që nga fillimi i agresionit ndaj Gazës?!

A ke dëgjuar diçka për shqetësimin për rënien e lirive diku në këtë botë?!

A ke dëgjuar diçka për dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën, për atë urtësi të ftohtë, që nga fillimi i agresionit ndaj Gazës?!

Dije se pas të gjitha këtyre është një mësues, të cilin Gaza e ka preokupuar nga gjithçka tjetër. Dhe vetëm një ditë pas përfundimit të agresionit, do të shfaqen përsëri variantet vdekjeprëse të virusit Korona; fushatat për barazinë gjinore dhe të drejtat e homoseksualëve, si edhe pjesët e tjera të atij orkestri të çrregullt dhe pervers.

I kërkoj mbrojtje Allahut që të vazhdosh të besosh në një botë të tillë!

Burimi: https://saff.ba//

Përshtati në shqip: Miftar Ajdini

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK