Connect with us
SYLA GROUP

Bota

Tragjedi/ Përplasen tre makina për shkak të mjegullës, dy viktima dhe dy të plagosur

Published

on

Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi në aksin rrugor Egnatia në zonën mes Verias dhe Kazancës, ku dy persona kanë humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se në vendin e quajtur Polimero një kamion i cili vinte nga Veria dhe po udhëtonte drejt Igumenicës nuk mundi të shikojë vendin e pagimit të taksës për shkak të mjegullës ku u përplas, dhe më pas përplasi dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes një nga makinat shpërtheu në flakë, dhe për pasojë dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Bëhet me dije se kamioni drejtohej nga një shtetas ukrainas, ndrësa identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarffikëse.

Advertisement

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com