Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Incident i armatosur në lagjen Duqanxhik të Shkupit, qëllohet ndaj një personi

Published

on

Një incident i armatosur ka ndodhur para pak minutash në lagjen Duqanxhik të Shkupit, ku është qëlluar ndaj një personi me armë zjarri, raporton ZYRTARE.net

Sipas informacioneve të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 afër stacionit të zjarfikësve në lagjen Duqanxhik.

Personi i qëlluar me armë dhe është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike të Shkupit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka bllokuar zonën dhe po kryen hetime në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, ndërsa autoritetet janë në kërkim të personit apo personave të përfshirë në këtë incident./ ZYRTARE.NET

NA NDIQ NË FACEBOOK