Maqedoni
Gjuajtje me armë në afërsi të Stacionit të Policisë në Bit Pazar
Pasditen e sotme ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, përcjell TV21. Jozyrtarisht, dyshohet se ka një viktimë. Gjuajtjet kanë ndodhur në afërsi të Stacionit të Policisë të njohur si Stacioni i Policisë Bit Pazar. Në terren ka forca të shtuara policore. Sipas informacioneve të para, është lënduar edhe një grua, kalimtare e rastit.