Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Durmishi ul çmimet! Familjet kursejnë gati 2.000 denarë në muaj!

Published

on

Sipas analizës së publikuar nga ministri Besar Durmishi, bazuar në të dhënat e LSM – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, shpenzimet për ushqime dhe pije për një familje katëranëtarëshe janë ulur nga 23.427 denarë në shkurt, në 21.280 denarë në prill – një ulje prej 1.947 denarë.

Rënia e çmimeve vjen si rezultat i masës për ngrirjen e çmimeve dhe kufizimin e marzhave tregtare, e cila ka qenë në fuqi nga shkurti deri në prill 2025.

“Analiza e LSM-së tregon se masat tona kanë ndikuar realisht në uljen e kostos së jetesës”, shkroi ministri Durmishi në publikimin zyrtar.
Ministria është duke përgatitur edhe një model të ri të shportës konsumatore, i cili do të reflektojë më saktë kostot reale të jetesës.

NA NDIQ NË FACEBOOK