Kosovë
Abdixhiku kërkon të respektohet skenari i Kuvendit, ka një thirrje për Deharin
Lumir Abdixhiku, kreu i LDK’së ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta dhe procedurat, ndaj ka kërkuar nga kryesuesi i Kuvendit që të respektoj skenarin e Kuvendit e jo kërkesat e partive politike.
“Ftoj të respektohet Kushtetuta dhe procedura, shpresoj që kryesuesi i i kësaj seance të respektoj skenarin e sekretaritatit të Kuvendit e jo skenarin e partisë. Nëse në Kuvend veprojmë me skenarë të partisë, atëherë kemi thyer fondamentin bazik të funksionimit kushtetuese”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Gazeta Insajderi.
Ai ka bërë me dije se nëse ka fakte të reja, komisioni mund të ndryshoj raportin.
“Tani është procesi konsultativ, mund të mblidhet edhe një herë, nëse ka fakte të reja që janë prezantuar para komisionit mund të bëhet raporti i ri dhe të sillet në seancë, por gjithsesi duhet të shkoj përmes një votimi në seancë”, ka thënë ai.