Shqipëri
Reshje shiu e bore përfshijnë qarkun e Shkodrës/ Ja si paraqitet situata
Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq këtë fundjavë, me reshje shiu e bore, megjithatë strukturat vendore raportojnë se të gjitha akset rrugoe janë të hapura.
︎Bashkia Shkoder,
Deri ne keto momente nuk raportohen problematika nga sektori MC.
-Mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Theth – Bregu i Lumit ka patur shkarje guresh dhe per pasoje kane bllokuar nje pjese te rruges. Nga sektori MC informohemi se aksi rrugor i mesiperm sot eshte i kalueshem.
︎Bashkia Malesi e Madhe,
– Ne teritorin e bashkise Malesi e Madhe nuk raportohen probleme.
– Ne njesine administrative Kastrat dhe ne fshatin Vermosh ka patur nderprerje te energjise elektrike.
– Ne aksin rrugor Kulla e Bajraktarit – Qafe Thore ka rreth 15 cm rreshje debore.
︎ Bashkia Vau Dejes,
– Ne territorin e bashkise Vau Dejes vazhdojne reshjet e shiut me intensitet mesatar, nuk raportohen probleme.
– Rruget jane te hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.
︎Bashkia Puke,
– Nuk raportohen probleme te EC deri ne keto momente.
︎Bashkia Fushe Arrez,
– Ne territorin e bashkise Fushe Arrez vijojne reshjet e debores me intesitet mesatar ne lartesite mbi 800 m mbi nivelin e detit. Nuk raportohen probleme.
– Rruget jane te hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Autoriteti Verior Rrugor, Shkoder,
– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
– Aksi Qafe Mali- Fierze ka patur reshje bore rreth 5 cm por pa shkaktuar probleme./abcnews.al