Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Qëlloi me armë zjarri furgonin plot me pasagjerë dhe plagosi shoferin, zbulohet identiteti i autorit

Published

on

Zbardhet identiteti i të plagosurit dhe autorit të krimit në Lezhë.


NJOFTIM I POLICISË

Rreth orës 11:00, në qytetin e Lezhës, pranë shinave të trenit, gjatë një konflikti të momentit i dyshuar për parkimin e mjeteve, shtetasi Marjan Kola. banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca, 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe shërbimet e Policisë vijojnë hetimet për vendndodhjen dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentacionit ligjor.

NA NDIQ NË FACEBOOK