Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

E frikshme! Shoferi ecën në drejtim të kundërt në autostradë, e pëson keq (VIDEO)

Published

on

Një qytetar nga Maqedonia e Veriut është kapur duke drejtuar mjetin në drejtim të kundërt në autostradën Beograd-Nish.

Pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Rrugore të Serbisë mbrëmë kanë kapur personin në fjalë, i cili po lëvizte në drejtim të kundërt në afërsi të Grockës në autostradën Beograd-Nish. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur kallëzim për kundërvajtje.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpërndarë një video të arrestimit të shoferit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Bëhet me dije se automjeti “Volkswagen Golf” drejtohej nga një 49-vjeçar.

NA NDIQ NË FACEBOOK