Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Takimi Osmani-Vuçiq, Borrell jep detaje

Published

on

Josep Borrell, zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka folur për takimin të cilin e ka ndërmjetësuar në mes të presidentes, Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai përmes një deklarimi në “Twitter” e ka cilësuar si të rrezikshme situatën në Veri të Kosovës.

Teksa nuk ka treguar më shumë për përmbajtjen e bisedës.

Takimi mes Osmanit dhe Vuçiqit ka ndodhur në Moldavi, në një samit të liderëve evropianë.

Për situatën në Veriun e Kosovës, presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar vendime konkrete gjatë javës së ardhshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK