Religjion
Bëhu prej atyre që u bëjnë dobi tjerëve
Njerëzit më të dashur tek Zoti janë ata që u bëjnë më shumë dobi njerëzve tjerë. Vepra më e pëlqyeshme tek Zoti është të gëzosh një vëlla musliman ose të largosh një brengë nga ai ose të ja falësh borxhin, ose ta ushqesh kur është i uritur.” (Mu’xhem El-Avsat)
Mënyra egoiste e jetesës nuk i ngjanë besimtarit. Zoti na ka bërë pjesë të kësaj bashkësie (ummeti) dhe e kemi obligim të kujdesemi njëri për tjetrin. Hadithi në fjalë na tregon një asepkt të rëndësishëm në përcaktimin e qëllimeve, ndërsa qëllimet më të bukura janë ato që u bëjnë dobi njerëzve tjerë.
Kjo mund të zbatohet në prodhim dhe fitim, sepse mënyra më e mirë për të fituar në mënyrë të lejuar është të bëni diçka produktive që u bën dobi njerëzve. Nëse prodhimet dhe shërbimet tua janë të dobishme për njerëzit dhe kanë një çmim të arsyeshëm, atëherë njerëzit do ti blejnë. Kjo është kështu për shkak se çdo person kujdeset për dobitë dhe interesat personale.
Kapitalizmi ka bërë që shumica ti lënë këto parime. Fatkeqësisht, sot shumë kompani shesin gjëra që janë të dëmshme për njerëzit, sepse te kjo kanë parë rastin për t’u pasuruar shpejtë. Fitimet që merren në këtë formë janë afatshkutëra dhe nuk marrin bekimet dhe bereqetin e Allahut. Në planin afatgjatë njerëzve të tillë gjërat e dëmshme u kthehen në mënyra të ndryshme, por më e shpeshta është mungesa e rehatisë së brendshme.
Për muslimanin është e palejueshme të prodhojë dhe të ofrojë gjëra të dëmshme për tu pasuruar në mënyrë të shpejtë. Ne besojmë se furnizuesi ynë është Allahu i Madhërishëm ndërsa neve na takon të zgjedhim të fitojmë në mënyrë të lejuar apo të fitojmë në mënyrën që Ai nuk është i kënaqur. Nëse zgjedhim të fitojmë në mënyrë të ndaluar do të privohemi nga bereqeti i Zotit dhe në Ditën e Gjykimit do të pyetemi dhe do të japim llogari për këtë.
Është detyrim ynë kolektiv që të ndihmohemi mes vete dhe të jemi të dobishëm për njëri tjetrin. Përcaktoni projektet dhe bizneset që u bëjnë dobi njerëzve dhe do të ndjeni lumturi, zhvillim, bereqet dhe raporte të bukura me tjerët.
Autor: Ismail Kamdar
Përshtati: Arsim Dauti
Islampress