Lajme
Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë


Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se ka filluar operacion për kërkim-shpëtim në qytetin e Shtërpcës për gjetjen e 4 motoristëve nga Suhareka.
Në njoftim shtohet se ekipet e SHKKSH janë angazhuar së bashku me Policinë e Kosovës.
Ky është njoftimi:
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Shterrpces për gjetjen e 4 motorristav nga Suhareka.
Ekipet tona janë të angazhuara në terren së bashku me Policinë e Kosovës dhe po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e tyre.


















