Lajme
Lejen nga OBT-ja për doganat amerikane kundër Bashkimit Evropian, Brukseli bën thirrje për kompromis
Bruksel, 2 tetor – Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) pasdite ka dhënë dritë të gjelbër për masat amerikane kundër prodhimeve evropiane për shkak të subvencioneve jolegale për Erbas. SHBA-ja po përgatitet për të vendosur dogana në vlerë prej më shumë se shtatë miliardë dollarë.
Edhe pse vendimi i OBT-së ishte i pritshëm, Bashkimi Evropian pasdite e përsëriti qëndrimin e vet që vendosja e masave doganore në këtë periudhë do te ishte “kontra-produktive dhe shkurtëpamës”.
Organizata Botërore e Tregtisë pasdite e aprovoj kërkesën e Uashingtonit për vendosjen e kundërmasave tregtare me vlerë prej 7,5 miliardë dollarë mbi prodhimet nga Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe prodhimet ushqimore.
Konteksti ndërmjet SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për të dy aviogjigantët, Erbas dhe Boing, zvarritet për pesëmbëdhjetë vite, dhe të dy anët fajësohen për subvencione jolegale për kampionët e tyre.
Pas këtij vendimi, Bashkimi Evropian po përgatit disa kundër masa në forma të doganës mbi prodhimet amerikane, por nuk do mund të futë në përdorim derisa nuk merr leje nga OBT-ja gjatë vitit te ardhshëm.
“Është vërtetuar faj edhe tek Bashkimi Evropian edhe tek SHBA-ja nga ana e sistemit për zgjidhjen e kontesteve të OBT-së për shkak të vazhdimësisë se dhënies së subvencioneve jolegale. Në lëndën paralele për Boingun, Bashkimi Evropian për disa muaj do fitojë leje për vendosjen e anti-masave kundër SHBA-së si rezultat për shkeljen e vazhdueshme të rregullave të OBT-së, qëndron në reagimin e Komisionit Evropian mbas publikimit të vendimit të OBT-së.
Komisioni Evropian thekson që “vendosja e përbashkët e kundër masave do sjellë dëme mbi bizneset dhe qytetarët nga dy anët e Atlantikut dhe do sjellë dëme tregtisë botërore dhe industrisë aviacionit në kohe të ndjeshme”.
Bashkimi Evropian edhe një here i bënë thirrje SHBA-së për në tavolinë të marrëveshjes për të gjetur zgjidhje të përbashkët të pranuara për këtë kontekst disa vjeçar i cili nuk do i sjell dëme marrëdhënieve tregtare globale.
Bashkimi Evropian në muajin korrik paraqiti propozim deri tek amerikanët për regjim të ri të subvencioneve për industrinë e aviacionit por nuk ka marrë deri më tani përgjigje.
“Gatishmëria ynë për të gjetur zgjidhje mbetët e pandryshuar, por derisa SHBA-ja merr vendim për të vendos kundërmasat autoriale, do e vendos Bashkimin Evropian në situatë kur nuk mund të ketë zgjedhje tjetër përveç se të bëj të njëjtën gjë, deklaruan nga Komisioni Evropian