Ndryshe
Vidhet violina 285-vjeçare me vlerë 150,000 funte nga një pub në Londër
Një violinë me vlerë më shumë se 150,000 funte u vodh nga një pub në Londër – me policinë që bën thirrje për ndihmë për të gjetur instrumentin 285-vjeçar.
Violina i përket një anëtari të Orkestrës Filarmonike të Londrës, që ishte në tavernën Marquess në Islington më 18 shkurt kur u vodh, transmeton Telegrafi.
Ajo u prodhua në Firence në vitin 1740 – dhe u përshkrua nga pronari i saj si “jashtëzakonisht e çmuar”, tha policia metropolitane.
Pronari, 30 vjeç, raportoi vjedhjen në polici mbrëmjen kur u vodh – por ajo ende nuk është gjetur.
Imazhet e kamerave të sigurisë nga pubi, tregojnë një burrë me një kapelë që largohet me instrumentin në kutinë e tij.
Polici Michael Collins, nga ekipi lokal i policisë metropolitane tha: “Ne kemi punuar shumë për të gjetur të dyshuarin dhe po e publikojmë këtë video në një përpjekje për të ndihmuar në identifikimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutemi na ndihmoni të gjejmë personin përgjegjës dhe t’ia kthejmë violinën pronarit të saj të ligjshëm “.