Lajme
Regjistrimi i vitit 2021: Vetëm 36 banorë të regjistruar në Gërçec, pretendime për manipulime nga BDI dhe LSDM
Dyshime të reja janë ngritur lidhur me regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut në vitin 2021, me fokus në fshatin Gërçec, një nga vendbanimet më të mëdha në Komunën e Sarajit.
Sipas akuzave të publikuara sot, në këtë fshat janë regjistruar vetëm 36 banorë, pa asnjë person të evidentuar si jorezident – një shifër që është cilësuar absurde nga qytetarët.
Procesi i regjistrimit në vitin 2021 u drejtua nga Enti Shtetëror për Statistikë, me përfaqësues të emëruar nga partnerët e koalicionit qeverisës të atëhershëm, LSDM dhe BDI. Kritikat aktuale theksojnë se përmes menaxhimit të procesit nga këto parti, është realizuar një “zbehje” e qëllimshme e prezencës shqiptare në disa vendbanime.
Fshati Gërçec, i njohur për numrin e lartë të banorëve, rezulton kështu në të dhënat zyrtare me popullsi sa një klasë shkollore – një mospërputhje që ka ngritur shqetësime mbi besueshmërinë e të gjithë procesit regjistrues./ZYRTARE.net/