Maqedoni
MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan
Ministria e Shëndetësisë (MSH) do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan. Këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në brifing me gazetarët.
“Kemi pasur një takim disa orësh me ekspertë, prindër, të rinj të cilët drejtpërdrejtë janë prekur nga tragjedia etj. Vendosëm se është koha përfundimtare që Ministria e Shëndetësisë së bashku me Qeverinë të ndërmarrë lidership në koordinim me të gjitha proceset, në lidhje me atë se ç’farë lloj donacionesh nevojiten. Ministria do ta udhëheq grupin e punës, ku do të ketë edhe përfaqësues nga institucione tjera. Të dielën do t’i tregojmë edhe emrat e njerëzve nga grupi i punës, si të kontaktohet me to. Para nesh janë prioritetet, proceset afatshkurte dhe afatgjate”, theksoi ai.
Aliu ka informuar se do të hapet edhe një qendër inovative multifunksionale, që do të ofrojë shërbime të ndryshme, servise, hapësirë për të rinjtë dhe të tjerët në Koçan.