Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Makina bie në kanal, plagosen tre persona, shoferi dhe dy anglezë

Published

on

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë tek rrethrrotullimi i Novoselës. Një automjet që funksiononte si taksi, si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga. Mjeti ka përfunduar në pjesën anësore të rrugës.

Në ato momente, brenda makinës ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë. Të tre personat janë plagosur, drejtuesi i taksisë dhe dy turistë të huaj me kombësi angleze.

U është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët e rastit deri në momentin që ka mbërritur ekipi mjekësor. Më pas janë transportuar drejt spitalit të Vlorës me plagë në kokë. Aktualisht po marrin ndihmën mjekësore në spital dhe raportohen jashtë rrezikut për jetën.

The post Makina bie në kanal, plagosen tre persona, shoferi dhe dy anglezë first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK