Bota
Lideri suprem iranian paralajmëron SHBA-në për pasoja të rënda nga përfshirja në konflikt
Televizioni shtetëror i Iranit transmetoi mesazhin e plotë të Liderit Suprem Ali Khamenei, i cili paralajmëroi se përfshirja e Shteteve të Bashkuara në çështjet e rajonit do t’i dëmtojë rëndë ata dhe do të sjellë një goditje të rëndë, raporton BBC ,përcjell Insajderi.
Khamenei tha: “Amerikanët, dhe ata që njohin politikën e kësaj zone, e dinë që përfshirja e SHBA-së në këtë çështje do të jetë krejtësisht në dëm të tyre dhe do të pësojë një goditje.”
“Një goditje që do të jetë shumë më e dëmshme sesa çdo dëmtim që mund t’i ndodhë Iranit.”, shtoi ai.
Ky paralajmërim i fortë rrit tensionet në rajon dhe sinjalizon për një reagim të ashpër iranian ndaj ndërhyrjeve amerikane.