Lajme
Haxhiu pas vendimit të Kushtetueses: Kurti dhe LVV krijuan krizën, fundi është zgjedhje në shtator
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që detyron konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se vendimi i Kushtetueses është i qartë dhe se ai jep zgjidhje për një krizë që sipas tij, u krijua artificialisht nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Gjykata Kushtetuese ka folur, tani s’ka më justifikime! Vendimi është i qartë dhe jep zgjidhje për krizën që u krijua artificialisht nga Albin Kurti dhe LVV”, shkroi Haxhiu.
Ai shtoi se pavarësisht mundësisë për ta zvarritur procesin edhe për 30 ditë, sipas tij epilogu është i pashmangshëm: zgjedhje nacionale në shtator dhe zgjedhje lokale në tetor 2025.
“Ky sabotim institucional mund të zgjatet edhe për 30 ditë nga LVV, por fundi është i qartë. Sipas Aristotelit, qëllimi i politikës është e mira e përbashkët, jo interesat personale apo të një grupi”,tha Haxhiu./Insajderi