Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Gjykata dënon fajdexhiun e Prizrenit dhe një bashkëpunëtor të tij- E dëmtuan mijëra euro, kanosën edhe fëmijën e viktimës

Published

on

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar Demokrat Shigjeqin me dy vite burgim me tetë mijë euro gjobë dhe një dënim unik me tetë mijë euro të tjera gjobë për veprat penale “fajdeja”, “kanosja”, “posedim i paautorizuar i narkotikëve” dhe Astrim Shigjeqin me 10 muaj për veprën penale “kanosja”.

Në një aktgjykim të nxjerrë në qershor të këtij viti, të cilin e ka parë Gazeta Insajderi, Gjykata Themelore në Prizren i ka dënuar Demokrat dhe Astrit Shigjeqin për dëmet financiare të shkaktuara ndaj viktimës F.K. dhe kanosjes ndaj tij.

Demokrat Shigjeqi për veprën fajdeja është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej dy viteve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 07.11.2024 deri më datën 19.05.2025 dhe dënimin me gjobë në shumë prej pesë mijë euro.

Ndërkaq për veprën penale “kanosja” është dënuar me dy mijë euro e për posedim të narkotikëve me një mijë euro. Gjykata ia ka shqiptuar edhe një gjobë unike prej tetë mijë eurosh të pandehurit.

Ndërkaq Astrim Shigjeqi është dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “kanosja”.

Çka thotë dosja e Prokurorisë?

Prokuroria Themelore në Prizren akuzon Demokrat Shigjeqin se me qëllim të pasurimit në këmbim të shërbimit, ia kishte dhënë shtatë mijë euro borxh viktimës, e ia kishte marrë 18 mijë sosh. Paratë ia kishte thënë për të mbyllur shpenzimet e biznesit të viktimës, e cila ishte afër falimentimit.

Pasi i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë financiare dhe i duheshin të holla për biznesin e tij që ishte në falimentim dhe kryerjen e obligimeve ndaj bankave mikrofinanciare, duke njohur të akuzuarin, të cilin e kishte bashkëfshatar, i dëmtuari shkon tek i akuzuari me të cilin takohen në Prizren, nga i cili merr 3.000 € (tremijë euro), ku me rastin e dhënies së të hollave i akuzuari e paralajmëron se për çdo vonese duhet të paguajë nga 300 (treqind) euro kamata mujore, i dëmtuari për 6 (gjashtë) muaj rresht vazhdonte nga 100 euro kamata mujore, pastaj në muajin Mars të vitit 2023 i dëmtuari me qëllim të mbylljes së fajdesë sërish nga i akuzuari merr të holla në shumë prej 4.000 € (katérmije euro), ku me rastin e dhënies së të hollave i akuzuari e paralajmëron se duhet të paguaje 700 € (shtatëqind) euro kamatë mujore, pastaj i akuzuari për shumën e të hollave në vlerë prej 7.000 € (shtatëmijë euro), kërkon kamatë mujore në shumë prej 1.500 € (njëmijë e pesëqind) euro, të cilën shumë i dëmtuari i jep me datë 07.11.2024”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, në të cilën prokuror i këtij rasti është kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Ndërkaq Prokuroria akuzon Astrim Shigjeqin se kishte kanosur edhe fëmijën e viktimës së fajdeve përmes rrjetit social ‘WhatsApp’.

“…Mes tjerash i shkruan të dëmtuarit me fjalët “”babën ka e ki, e Demokratit a ja ka hek akuzën, marr qysh ja ka qit terezine ai kështu, qysh se din marr carroki keq ngo mirë goja ni selam babs her do kur do ti dhe ki me hanger po ec bjerri mas thuj shko hekja për ni sekond a njeve ai, edhe ty ka….me të kidnapu ski me pa dritë me sy maje nmen mire kejt babs ki mi hanger“”, thuhet pos tjerash në dosjen për Astrim Shigjeqin. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK