Connect with us
SYLA GROUP

Bota

Gjenerali iranian: “Një surprizë për Izraelin…”

Published

on

Ministria e Mbrojtjes e Iranit tha se përdori një raketë të re – e cila është “e pazbulueshme” – në një sulm ndaj një objekti të inteligjencës izraelite, duke pretenduar se sulmi depërtoi në shtresa të shumëfishta të mbrojtjes ajrore.

“Në sulmin e sotëm, ne vendosëm raketa që nuk mund të gjurmoheshin ose të interceptoheshin“, tha Gjeneral Brigade Reza Talaei-Nik, një zëdhënës i ministrisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit IRNA.

Ai e përshkroi operacionin si një surprizë për izraelitët, duke i paralajmëruar ata se do të dëshmonin shumë më tepër.

Më herët, Irani njoftoi se sulmet e tij me raketa kishin goditur një qendër inteligjence ushtarake dhe një qendër planifikimi operacionesh të Mossad-it. Talaei-Nik shtoi se Izraeli nuk është gati për një konflikt të zgjatur.

“Regjimi sionist nuk mund t’i rezistojë një lufte të zgjatur”, tha ai, duke shtuar se ushtria iraniane është e pajisur me sisteme të përparuara – disa prej të cilave “nuk janë aktivizar ende”. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK