Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

Fetai “shpërthen” ndaj Taravarit: Adash, ke mbetur vetëm – tërhiqu sa nuk je turpëruar pakthyeshëm

Published

on

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një deklaratë publike të mbushur me akuza të drejtpërdrejta dhe tone sarkastike.

Në një postim të publikuar sot, Fetai e akuzon Taravarin për izolim të plotë politik dhe për përqafim të një kulture përçarjeje dhe pazare që, sipas tij, është ndërtuar për më shumë se dy dekada nga BDI-ja.

“Taravari nuk është i pari. Besa, nuk është as i dyti, as i treti, madje as i katërti. Adash, ke mbetur vetëm!”, shkruan Fetai, duke sugjeruar se Taravari tashmë është braktisur edhe nga partitë me të cilat dikur kishte bashkëpunim.
Fetai shkon më tej duke thënë se edhe brenda BDI-së, Taravari ka sjellë kaos, dhe përdoret vetëm për qëndrime që partia vetë nuk guxon t’i artikulojë.

“Një ditë të duan, të nesërmen s’të duan, të pasnesërmen të përdorin për kumtesa që s’guxojnë t’i shkruajnë vetë.”
Në reagimin e tij, zëvendëskryeministri nuk kurseu ironinë as ndaj takimeve të fundit të Taravarit, duke i quajtur ato “shfaqje komike me matematikanë të kthyer në palaço”.

Sipas Fetait, problemi nuk qëndron më te Taravari personalisht, por te mungesa e konsistencës politike dhe tradhtia ndaj idealit fillestar.

“S’është as sfidë as forcë të mbledhësh 100 veta për një shfaqje… Sfida e vërtetë është të mos e tradhtosh aktivistin e sinqertë të 107 mijë votave, të ruash konsistencën dhe fytyrën.”
Fetai përfundon me një thirrje direkte për tërheqje:

“Tërhiqu sa nuk je turpëruar pakthyeshëm!”