Kosovë
“Është i përfshirë në aktivitete kriminale” Sveçla kërkon dorëzimin e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sërish flet për rastin e kryetarit të partisë “Demokracia serbe”, Aleksandar Arsenijeviq, tek i cili ditë më parë u gjet një sasi e armatimit gjatë bastisjes në Zveçan, raporton Gazeta Insajderi.
Sveçla tha se faktet tregojnë se ai është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste. Ai kërkoi që Arsenijeviq të dorëzohet sa më parë.
“Është pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse. Është e qartë se janë grupe të ndryshme të cilat janë herë janë marrë me krim e herë me terrorizëm. Ky ka tentuar të krijojë një imazh të një opozitari. Realisht faktet tregojnë që është i përfshirë në aktivitete kriminale terroriste dhe duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar. Nuk e kam fjalën vetëm për këtë, por edhe më gjerë. Ai është i dyshuar. Në pronën e tij janë gjetur armë që i takojnë një njësiti terrorist”, tha Sveçla.