Lajme
Berisha quan “sukses” dy mbrapshti të Enver Hoxhës
Në një interviste atipike në TCH, me gazetaren Ilnisa Agolli, Sali Berisha ka quajtur si “sukses” të Enver Hoxhës ndalimin e besimit fetar te shqiptarët. “Po të na kthesh në vitet ’90, Enver Hoxha në dy gjëra ka pasur sukses të padiskutueshëm. E para, në imponimin e ateizimit, edhe sot një pjesë e shoqërisë shqiptare është ateiste, është trashëgimi e asaj kohe.
“Je dakord me këtë?”, e pyet gazetarja.
“Nuk jam dakord me këtë. Besoj se besimi te Zoti është një pasuri e madhe për njeriun. Por secili ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e tij. E dyta, te prona. Personalisht nuk kisha kurrë ndonjë koncept tjerët përveç se prona e të zotit. Atij po të mos i jepje një copë tokë, nuk kishte se ku të jetonte. Dhe aty zbatuam parimin e Jeffersonit, parim që toka i jepet atij që e punon dhe jeton aty”.
Nuk është e qartë se çfarë ka dashur të thotë Berisha me cilësimin “sukses” të dy prej mbrapshtive më të mëdha ta ish-regjimit komunist, kohë kur ai ishte vetë pjesë e regjimit si anëtar i PPSH. /tesheshi.com/