Connect with us
SYLA GROUP

Kosovë

‘Beqë’ fajdexhiu i Prizrenit kapet me armë në brez përballë Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Published

on

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është zbuluar në qendër të Prishtinës, pikërisht pranë një prej objekteve më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në vend.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se sot, rreth orës 08:15, njësia përkatëse e NJRH-së – Prishtinë ka kryer një kontroll të zakonshëm në rrugën “Nekibe Kelmendi”, përballë Pallatit të Drejtësisë, ku kanë ndaluar një veturë të tipit Audi Q5, ngjyrë e gjelbër e mbyllët, e cila rezulton në pronësi të të birit të të dyshuarit.

Gjatë kontrollit, Beqir Hoxha, rreth 58-vjeçar ka deklaruar vetë se posedonte një armë në brez, të cilën më pas e ka dorëzuar vullnetarisht.

Bëhet fjalë për një pistoletë të tipit Zastava, kalibër 7.62 mm, e cila ishte e pajisur me një karikator dhe nëntë fishekë aktivë.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë prezentë edhe dy dëshmitarë.

I dyshuari është arrestuar në vend dhe më pas është dërguar në Stacionin Polico, ku ndaj tij janë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme. Arma është sekuestruar si provë materiale.

NA NDIQ NË FACEBOOK