Kosovë
Arrestohet i dyshuari për sulmin para Gjykatës në Suharekë
Policia ka arrestuar të dyshuarin për sulmin që ndodhi në oborrin e Gjykatës Themelore në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas Policisë, i dyshuari ka sulmuar një person tjetër me mjet të fortë, pas një përplasjeje që ndodhi menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore ku ishin të përfshirë të dy.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejme.
“I dyshuari është ndalur dhe gjendet në stacion duke u intervistuar”, ka thënë ai.