Lajme
Adnan Azizi: Ali Ahmeti dhe Artan Grubi ulën numrin e shqiptarëve në regjistrimin e fundit
Deputeti i VLEN në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Adnan Azizi, ka akuzuar zëvendësdrejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave në vitin 2021, Ilmi Selami, për rol kyç në, siç e cilëson ai, “dëmtimin e shqiptarëve” gjatë regjistrimit të popullsisë.
Sipas Azizit, Selami ka vepruar në bashkëpunim me drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, duke ndikuar në mënyrë negative në rezultatet përfaqësuese të shqiptarëve në vend.
Postimi i plotë
Ilmi Selami, zv/drejtori i BDI-së, në Entin Shtetëror të Statistikave në vitin 2021 kur u bë Regjistrimi i popullsisë, ishte aktori kyç i Ali Ahmetit dhe Artan Grubit për dëmtimin e shqiptarëve në atë proces dhe uljen e numrit.
Ata mendojnë se shqiptarët harrojnë se Ali Ahmeti me LSDM-në vendosën që në regjistrim, popullsinë ta ndajnë në rezidente dhe jo rezidente, ZULLUMI MË I MADH shekullor që iu bë shqiptarëve në Maqedoni!
Gjatë regjistrimit, Ilmi Selamit largoi të gjith instruktorët që do i bënin ballë procesit dhe s’do lejonin manipulimin e rezultatit, nuk kishte kapacitet ta mbroj regjistrimin e mërgatës, ku ndoshta edhe bashkë me LSDM-në e çaktivizonin me qëllim që mërgata mos regjistrohet, nuk diti ose nuk deshi ta organizoj mirë administratën dhe regjistruesit shqiptarë që të regjistrojnë çdo shqiptar dhe ndihmoi plotësisht në dështimin e regjistrimit të shqiptarëve!
Për ta thënë shkurt, falë punës së Ilmi Selamit, LSDM regjistroi rreth rreth 132 000 qytetar (të etnitetit maqedonas) më shumë dhe në fund Ali Ahmeti doli e quajti regjistrimin e suksesshëm, me përqindje joreale të shqiptarëve dhe me mërgatën si jorezidente.
Sot, zullumqarët mundohen të shesin moral!