Connect with us
SYLA GROUP

Shqipëri

Rama: Projekti i inceneratorit është i duhuri, por individë të caktuar përfituan prej tyre

Published

on

Inceneratorët kanë qenë një “patate e nxehtë” për vite me radhë pas akuzave të vazhdueshme të opozitës për vjedhje, deri sa drejtësia ngriti akuza konkrete dhe ka shpallur dënime ndaj zyrtarëve të caktuar.

Megjithatë, Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, e konsideron legjitim planin për inceneratorin, teksa shtoi se persona të akuzuar për këtë dosje kanë nxjerrë përfitimet e tyre.

“Te inceratorët projekti është i duhuri, plani është legjitim dhe pikërisht pse brenda procesit të projektit ka pasur individë që kanë nxjerrë përfitimet e tyre, është dhe pjesa që ka të bëjë me korrupsionin. Nuk është paguar asgjë për të bërë incenerator, për Tiranën flasim, 2 të tjerat nuk janë bërë me paratë e shtetit, janë bërë me të privatit. Shteti në mënyrë periodike ka paguar për vite të tëra deri sa tani i ka marrë në pronësi”, u shpreh Kryeministri.

Sa i përket zyrtarëve të akuzuar dhe dënuar, Rama thotë se ky është fryt i Reformës në Drejtësi.

“Kjo burgjet e mbushura plot është rezultati i gijotinave mediatike dhe i faktit që të gjitha mexheliset e debatit mediatik merren 95% me këtë punë. Ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Nga njëra anë është e qartë dhe nuk diskutohet sepse ky ka qenë qëllimi, reformën në drejtësi e kemi bërë, që të bëhet drejtësia që të godasë majtas dhe djathtas. Po flas për një atmosferë gijotine, për gjyqe që bëhen nëpër media”.

The post Rama: Projekti i inceneratorit është i duhuri, por individë të caktuar përfituan prej tyre first appeared on JavaNews.al.

NA NDIQ NË FACEBOOK